2.20.101.1, 2019-10-22 00:09:34
We Connect - Të gjitha shërbimet në përmbledhje

Të gjitha shërbimet.

1, 2
1. Varianti i Passat GTE: Konsumi i karburantit, 100 km/l: i kombinuar 1,7 - 1,6; konsumi i energjisë, 100 km/kWh: i kombinuar 15,7 - 15,1; emetimet e CO₂, g/km: i kombinuar 37, klasa e eficiencës: A+
We Connect - Të gjithë për një: Këta asistentë do t'ju ndihmojnë të menaxhoni ditën.
1, 2

Regjistrohuni njëherë, përfitoni shumë.

Çdo hero ka ndihmësin e tij. Dhe me shërbimet We Connect ju keni një mori të tillë. Zbuloni se cilat shërbime përputhen më mirë me jetën tuaj të përditshme dhe cilat kushte paraprake duhen përmbushur. Këtu shikoni në një vështrim të gjitha shërbimet dhe opsionet.

Disponueshmëria e shërbimeve të përshkruara në paketat e We Connect dhe We Connect Plus mund të ndryshojë sipas vendit dhe varet nga modeli, viti i prodhimit dhe pajisjet e automjetit. Informacione të tjera për shërbimet tuaja të disponueshme i merrni në adresën portal.volkswagen-we.com ose në aplikacionin tuaj We Connect.

1. Varianti i Passat GTE: Konsumi i karburantit, 100 km/l: i kombinuar 1,7 - 1,6; konsumi i energjisë, 100 km/kWh: i kombinuar 15,7 - 15,1; emetimet e CO₂, g/km: i kombinuar 37, klasa e eficiencës: A+

Funksionet bazë

Funksionet themelore, si shërbimi i thirrjes së emergjencës dhe sistemi ligjor i përcaktuar i thirrjes së emergjencës eCall, janë në dispozicionin tuaj pa lidhjen e një kontrate të veçantë të We Connect. Nëse doni të transmetoni funksionet e zgjedhura të personalizuara nga njëri automjet tek tjetri, atëherë ju nevojitet një Discover Media ose Discover Pro. Për më tepër ju nevojitet një llogari përdoruesi Volkswagen ID dhe duhet të regjistroheni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin te We Connect.

We Connect

Hyrja juaj në botën e shërbimeve dixhitale të Volkswagen, si dhe lidhja direkte me automjetin tuaj: me We Connect Volkswagen juaj është i përgatitur për konektivitet. Pas një aktivizimi të vetëm, mund të përdorni falas shumë shërbime online ndihmëse dhe inovative.

Për përdorimin e këtyre shërbimeve falas duhet lidhur online një kontratë e veçantë e We Connect me Volkswagen AG.

Shërbimi
Aktivizimi
Kushtet teknike
Çelës për celular 1)   
We Connect
Sistem navigimi "Discover Pro", smartfon i pajtueshëm 
Thirrja në rast avarie
We Connect
Seria
Statusi i automjetit
We Connect
Seria
Dyert dhe ndriçimi
We Connect
Seria
Njoftimi automatik i aksidenteve
We Connect
Seria
Raporti i gjendjes së automjetit
We Connect
Seria
Të dhënat e udhëtimit
We Connect
Seria
Pozicioni i parkimit
We Connect
Seria
Planifikimi i datave të servisit
We Connect
Seria

Paraqitet një program aktual shitjesh.

1) I disponueshëm vetëm me sistemin opsional të navigimit "Discover Pro" dhe në lidhje me aplikacionin We Connect. Fillimisht disponohen falas dy çelësa për celular të kthyeshëm brenda 4 viteve të para pas përfundimit të kontratës We Connect. Kalimi i një çelësi për celular kërkon verifikim të identitetit të dërguesit të çelësit përmes procedurës së Volkswagen Ident. Pas instalimit në një smartfon të pajtueshëm, çelësi për celular ka një vlefshmëri të lidhur në pajisje fundore prej një viti.

We Connect Plus

E gjithë bota e shërbimeve dixhitale të Volkswagen e sjell konektivitetin në një nivel të ri: Me Volkswagen ID tuaj dhe aktivizimin e "We Connect Plus" keni në dispozicion funksionet shtesë inteligjente: nga navigimi inteligjent me informacione në kohë reale përmes transmetimit të të dhënave dhe radio interneti deri te përdorimi i smartfonit tuaj si telekomandë. Për më shumë komoditet dhe argëtim.

Për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet lidhur online një kontratë e veçantë e We Connect Plus me Volkswagen AG. Për We Connect Plus keni 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për ta regjistruar automjetin në portal.volkswagen-we.com dhe për t'i përdorur pa pagesë shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e afatit të parë (në varësi të pajisjes: 1 vit/ Discover Media ose 3 vjet/ Discover Pro).

Shërbimi
Kategoria
Aktivizimi
Kushtet teknike
Njoftimi i zonës
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
-
Njoftimi i shpejtësisë
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
-
Boria dhe sinjalet
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
-
Alarmi online kundër vjedhjes
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Alarmi kundër vjedhjes
Sistemi qendror online i ngrohjes
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Sistemi qendror i ngrohjes
Mbyllja dhe hapja 1)    
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
-
Kohët e nisjes
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Automjet elektrik dhe elektrohibrid
Klimatizimi
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Automjet elektrik dhe elektrohibrid
Karikimi
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Automjet elektrik dhe elektrohibrid
Komandimi online me zë
Funksionet e automjetit
We Connect Plus
Sistemet e informimit dhe argëtimit, Discover Media ose Discover Pro; komandimi me zë
Radio interneti 2)    
Streaming & Internet
We Connect Plus
Discover Media ose Discover Pro; paketa "Streaming & Internet"
Transmetimi i mediave 2),3)    
Streaming & Internet
We Connect Plus
Discover Media ose Discover Pro; paketa "Streaming & Internet"
Pika e lidhjes Wi-Fi 2)    
Streaming & Internet
We Connect Plus
Discover Media ose Discover Pro
Informacione online mbi trafikun
Navigimi
We Connect Plus
Discover Media, Discover Pro
Llogaritja online e itinerarit
Navigimi
We Connect Plus
Discover Media, Discover Pro
Pikat e karburantit dhe Stacionet e karikimit
Navigimi
We Connect Plus
Discover Media, Discover Pro
Përditësimi online i hartave
Navigimi
We Connect Plus
Discover Media, Discover Pro
Vendet e parkimit
Navigimi
We Connect Plus
Discover Media, Discover Pro

Paraqitet një program aktual shitjesh.

1) Shërbimi "Mbyllja dhe hapja" ka lidhje me sigurinë dhe kërkon një kontroll identiteti duke përdorur procedurën Volkswagen Ident. Identiteti juaj do të kontrollohet nga një partner i Volkswagen-it ose përmes videobisedës.
2) Për përdorimin e shërbimeve Streaming & Internet, si dhe të pikës së lidhjes Wi-Fi mund të blihen paketa të dhënash celulare kundrejt pagesës nëpërmjet partnerit të jashtëm të telefonisë celulare "Cubic Telecom" dhe të përdoren në fushën e mbulimit të rrjetit brenda shumë vendeve evropiane. Informacionet për çmimet dhe vendet mbështetëse i gjeni në adresën https://vw.cubictelecom.com
3) Përdorimi kërkon një llogari te një shërbim përkatës Streaming.

Paketat, afatet dhe çmimet

Automjetet me mundësi për We Connect janë të përgatitura për konektivitet sipas serisë. Për automjetet e reja ofrohen pa pagesë paketa të përcaktuara shërbimesh pa pagesë për një afat fillestar, në varësi të pajimit të tyre.

 
We Connect
We Connect Plus (pa navigim)
We Connect Plus (me navigim)
Kohëzgjatja fillestare falas
pa afat
1 vit
1 vit (Discover Media)
3 vjet (Discover Pro)
Zgjatja me 1 vit
-
75,00 €
145,00 €
Zgjatja me 2 vjet
-
120,00 €
240,00 €

Paraqitet një program aktual shitjesh.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?