2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
We Connect - Siguria

Siguria.

We Connect Siguria - Ndihma e shpejtë në rast nevoje

Ndihma e shpejtë në rast nevoje.

Po udhëtoni përmes vendit dhe keni një defekt gome? S'ka gjë. Sepse në vend që të inatoseni aktivizoni thirrjen në rast avarie dhe ndihma do të vijë. Edhe nëse automjeti juaj dallon një aksident, ju jeni në duar të sigurta. Sepse në rast emergjence, ndihma thirret automatikisht. Kujdesi për ju do të jetë më i miri i mundshëm dhe personal deri në mbërritjen e njësive të shpëtimit. Kështu ndihet siguria.

We Connect - Përkujdesje personale në rast emergjence

Shërbimi i thirrjes së emergjencës

Shërbimi i thirrjes së emergjencës ju ofron ndihmë në rast emergjence. Sepse në raste aksidentesh të rënda, p.sh. me hapje të jastëkut të ajrit, ndihma thirret automatikisht. Nëse Volkswagen regjistron një aksident, shërbimi dërgon një thirrje emergjence drejt centralit qendror të Volkswagen, i cili e merr thirrjen dhe e përcjell më tej te shërbimi i shpëtimit. Përveç kësaj keni edhe mundësinë të thërrisni për ndihmë me prekjen e një butoni.

We Connect - Ndihmë e shpejtë në rast avarie me shtypjen e një butoni

Thirrja në rast avarie

Në rastin e një defekti ne jemi shumë shpejt aty. Duke shtypur një buton, ju mund të aktivizoni thirrjen në rast avarie në automjet dhe të dërgoni pozicionin dhe të dhënat e automjetit drejt shërbimit të emergjencës të Volkswagen. Një punonjës do t'ju ndihmojë më pas të përcaktoni shkakun e avarisë ose, nëse është nevoja, do t'ju dërgojë një makinë servisi nëse problemi nuk zgjidhet menjëherë.

We Connect - Paralajmërimi kundër vjedhjes direkt në smartfon

Alarmi online kundër vjedhjes

Qëndroni më se i qetë, pasi Volkswagen mund të kujdeset për veten. Në rast tentative për grabitje, ju do të merrni njoftim nga aplikacioni We Connect në smartfon ose përmes emailit.*

* Vetëm në kombinim me alarmin online kundër vjedhjes

We Connect - Mbani parasysh kufijtë e zonës dhe shpejtësinë

Njoftimi i zonës dhe Njoftimi i shpejtësisë

Me shërbimin Njoftimi i zonës ju keni gjithmonë në vështrim Volkswagen tuaj. Njoftohuni automatikisht nëse automjeti juaj udhëton ose largohet nga zona të caktuara në orë të caktuara të ditës. Shërbimi Njoftimi i shpejtësisë ju mundëson aktivizimin e kufijve të zgjedhur të shpejtësisë sipas të cilëve duhet të orientohet drejtuesi i mjetit tuaj.

Edhe më shumë avantazhe për ju.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?