2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
We Connect - Navigimi

Navigimi.

We Connect Navigimi - Udhëtoni në mënyrë edhe më parashikuese

Udhëtoni në mënyrë edhe më parashikuese.

Jeni rrugës dhe po ju afron koha për të shkuar diku? Mos u shqetësoni për trafikun. Sepse Volkswagen ju paralajmëron në kohë reale për bllokimet e trafikut, aksidentet ose kantieret e ndërtimit. Dhe përshtat itinerarin tuaj në mënyrë parashikuese. Në këtë mënyrë mbetet mjaftueshëm kohë, nëse dëshironi, për oferta dhe rekomandime të personalizuara në rrugën tuaj. Mbërritur në destinacion, procesi i parkimit mund të niset lehtë që në makinë dhe të mos paguhet me para në dorë.

We Connect - Informim gjatë udhëtimit me informacione në kohë reale

Informacionet në kohë reale

Me informacionet në kohë reale* navigimi juaj bëhet edhe më inteligjent: me informacionet praktike si informacionet online mbi trafikun, llogaritja online e itinerarit ose përditësimi online i hartave, ju qëndroni vijimisht në dijeni të gjithçkaje. Të dhënat e përditësuara vazhdimisht ju japin udhëzime të dobishme dhe kujdesen për itinerarin më të mirë të mundshëm drejt destinacioneve tuaja.

* I disponueshëm në varësi të mbulimit të rrjetit nga ofruesi përkatës i telefonisë celulare.

We Connect - Gjeni hapësirën e lirë të parkimit

Vendet e parkimit

Kërkoni në mënyrë komode dhe pa u frustruar për vende parkimi dhe parkingje publike pranë jush. Sistemi i informimit dhe i argëtimit në Volkswagen ju informon për çmimet, vendet e lira dhe oraret e funksionimit dhe ju drejton shpejt dhe me efikasitet për në destinacionin e synuar.

We Connect - Zbuloni pikat jo të shtrenjta të karburantit dhe stacionet e lira të karikimit përgjatë rrugës
1, 2

Pikat e karburantit dhe Stacionet e karikimit

Merrni një pasqyrë të shpejtë të pikave të karburantit dhe shtyllave të karikimit përgjatë itinerarit tuaj - duke përfshirë edhe informacionet aktuale për çmimet, orët e punës dhe disponueshmërinë.

1. Varianti i Passat GTE: Konsumi i karburantit, 100 km/l: i kombinuar 1,7 - 1,6; konsumi i energjisë, 100 km/kWh: i kombinuar 15,7 - 15,1; emetimet e CO₂, g/km: i kombinuar 37, klasa e eficiencës: A+

Edhe më shumë avantazhe për ju.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?