2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
We Connect - Komoditeti

Komoditeti.

We Connect Komoditeti - E bërë si për ju

E bërë si për ju.

Ju keni nevojë për makinën, por çelësin e ka partneri juaj? Lejojeni atë t'jua dërgojë thjesht me anë të smartfonit. Falë personalizimit cilësimet tuaja personale aktivizohen në moment. Ndihuni si në shtëpi - madje edhe gjatë rrugës për në zyrë: Thjesht thoni "Më ço në punë" dhe Volkswagen nis navigimin për në punën tuaj. Sepse ai kupton më mirë sesa më parë. Dhe nëse ju doni, ai madje mund të pranojë për ju edhe pakot. Kjo është punë skuadre.

We Connect - Ngrohni makinën përpara udhëtimit me anë të smartfonit

Sistemi qendror online i ngrohjes

Ngrohni paraprakisht makinën në ditët e ftohta, gjatë kohës kur ju hani ende mëngjes. Përveç kësaj, me shërbimin Sistemi qendror online i ngrohjes* ju mund të përcaktoni kohët e nisjes me aplikacionin "We Connect", në mënyrë që të gjeni gjithmonë një automjet të ngrohtë dhe me xhama të tharë.

* Vetëm në kombinim me pajisjen opsionale të ngrohësit në gjendje të ndaluar.

We Connect - Smartfoni juaj bëhet çelësi i makinës

Çelësi për celular

Mirupafshim çelësa - Smartfoni juaj si çelës për celular hap dhe ndez Volkswagen sa hap e mbyll sytë. Dërgojuni çelësa të tjerë dixhitalë miqve dhe pjesëtarëve të familjes dhe jepuni atyre mundësinë të përdorin sa më lehtë automjetin tuaj.

* I disponueshëm vetëm me sistemin opsional të navigimit "Discover Pro", me opsionin "Përgatitje për çelës për celular" dhe në lidhje me aplikacionin We Connect. Fillimisht në dispozicion janë dy çelësa për celular falas, që mund të aktivizohen brenda 4 vitesh pas lidhjes së kontratës me We Connect. Transferimi i mëtejshëm i një çelësi për celular kërkon një verifikim të identitetit të dërguesit të çelësit nëpërmjet procedurës Volkswagen Ident. Pas instalimit në një smartfon të pajtueshëm, çelësi për celular ka një vlefshmëri prej një viti në pajisjen e lidhur.

We Connect - Merrni lehtësisht me vete cilësimet e personalizuara

Personalizimi

Volkswagen ju njeh juve - dhe aktivizon, pas krijimit të llogarisë suaj VW dhe identifikimit në automjet që kryhet vetëm një herë, në mënyrë plotësisht automatike dhe në varësi nga pajisja të gjitha cilësimet tuaja personale të sistemeve të shumta duke filluar nga ndenjësja, dritat, klima, sistemi i informimit dhe argëtimit dhe navigimi e deri te asistenca për shoferin. Komoditet maksimal në automjetet që ndërrohen dhe për përdoruesit e ndryshëm.

We Connect - Komandimi i funksioneve të automjetit me komandimin me zë

Komandimi online me zë

Me aktualizimin online të komandimit opsional me zë ju arrini një komandim edhe më të mirë nëpërmjet të folurit. Zgjidhni online muzikën e preferuar, kërkoni stacionet e preferuara të radios në internet nëpërmjet komandave me zë dhe përfitoni gjatë navigimit përmes dhënies intuitive të destinacionit.

Edhe më shumë avantazhe për ju.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?