Me "Security & Service" jeni më komod në rrugë. Paketa e shërbimit Car-Net ju ofron akses celular në funksione thelbësore të automjetit, duke kombinuar fleksibilitetin dhe transparencën për akoma më shumë komoditet. Qoftë për planifikim datash servisi, njoftim automatik të aksidenteve, thirrje në rast avarie apo një alarm online kundër vjedhjes: Shërbimet tuaja personale ju mbështesin në çdo situatë dhe ju ofrojnë të gjitha informacionet personale në lëvizjen tuaj.
e-Manager ofron shërbime të mëtejshme për modelet elektrike dhe automjetet hibride, si p.sh. karikimi i kontrolluar apo klimatizimi.
Me shërbimin "Shërbimi i thirrjes së emergjencës" ju jepet ndihmë në rast emergjence. Kjo pasi në raste aksidentesh të rënda, p.sh. me hapje airbagu, ndihma thirret automatikisht. Nëse Volkswagen-i juaj regjistron një aksident, shërbimi vendos lidhje me qendrën telefonike të Volkswagen-it dhe ia përcjell informacionet e rëndësishme shërbimit të shpëtimit. Keni dhe mundësinë të thërrisni për ndihmë me prekjen e një butoni.
Për shembull raporti i gjendjes së automjetit informon rreth gjendjes aktuale të automjetit përpara udhëtimit. Liston paralajmërimet ekzistuese dhe rastet e mbetura apo të tejkaluara të mirëmbajtjes dhe i arkivon. Për më tej, shfaqet gjendja aktuale e sistemeve të asistencës së drejtuesit.
Për t'ju ndihmuar të përjetoni kënaqësi maksimale në drejtim, Volkswagen ju ndihmon të bashkërendoni takimet për servis. Sapo të ketë një rast mirëmbajtjeje në pritje, të dhënat do t'i përcillen nga Volkswagen partnerit tuaj të preferuar të servisit. Në vijim do të kontaktoheni nga ofiçina juaj dhe mund të lini me lehtësi një takim.
Në rastin e një defekti ne jemi shumë shpejt aty. Duke shtypur një buton, mund të aktivizoni thirrjen në rast avarie në automjet dhe të dërgoni pozicionin dhe të dhënat e automjetit drejt shërbimit të emergjencës së Volkswagen-it. Një punonjës do t'ju ndihmojë në vijim të përcaktoni shkakun e avarisë ose, nëse është nevoja, do t'ju dërgojë një makinë servisi nëse problemi nuk zgjidhet menjëherë.
Për t'ju ndihmuar me të shpejtë, Volkswagen-i juaj po bëhet gati. Sapo sistemi i sensorëve të përplasjes të regjistrojë një aksident të lehtë, ky shërbim ju ofron mbështetje. Nëse shërbimi aktivizohet të dhënat e automjetit tuaj do të transmetohen pas konfirmimit tuaj ose drejt qendrës telefonike të Volkswagen-it ose drejt shërbimit të emergjencës së Volkswagen-it. Një person kontakti bashkërendohet me ju për procedurën e mëtejshme me lidhje zanore.
Shumë të dhëna personale udhëtimi me një shikim: Shihni në çfarë shpejtësi e kohe udhëtimi ecni që të optimizoni konsumin tuaj.
Me shërbimin "Dyert dhe ndriçimi" mund të kontrolloni lehtësisht përmes aplikacionit nëse dyert e Volkswagen-it tuaj janë të mbyllur dhe nëse është fikur drita e parkimit. Një shikim i shpejtë për një ndjesi sigurie.
Shfaqni me qartësi të dhëna në lidhje me automjetin tuaj - kudo që të ndodheni. Përdorni smartfonin për të kontrolluar distancën e mbetur apo kilometrazhin aktual.
Harruat ku e keni parkuar Volkswagen-in tuaj? Me shërbimin "Pozicioni i parkimit", një prekje e smartfonit është e mjaftueshme për t'ju treguar se ku ndodhet makina juaj. Dhe në rast nevoje, si të shkoni atje në mënyrën më të shpejtë.
Shërbimi "Njoftimi i zonës" gjurmon gjithçka. Njoftohuni automatikisht nëse automjeti juaj udhëton ose largohet nga zona të caktuara në orë të caktuara të ditës. Portali Car-Net mund të përcaktojë, aktivizojë dhe çaktivizojë deri në dhjetë periudha vlefshmërie dinamike.
Mos e humbni qetësinë. Shërbimi "Njoftimi i shpejtësisë" ju mundëson aktivizimin e kufijve të përzgjedhur të shpejtësisë, që duhet të ndjekë drejtuesi i automjetit tuaj. Nëse tejkalohet shpejtësia e përcaktuar, do të njoftoheni automatikisht.
Me shërbimin "Boria dhe sinjalet", boria dhe bllokazhi mund të telekomandohen përmes aplikacionit Car-Net.
Me smartfonin si telekomandë, dyert dhe portbagazhi mund të hapen e të mbyllen me lehtësi. Madje dhe nga larg. Kështu p.sh. partneri juaj mund t'i vendosë blerjet në portbagazh dhe të ulet derisa të arrini ju më vonë.
Këshillë: Ky shërbim ofrohet në automjete me ofertë shërbimi "Security & Service" me datë porosie nga 1.1.2019. Shërbimi "Mbyllja dhe hapja" ka lidhje me sigurinë dhe kërkon një kontroll identiteti duke përdorur procedurën Volkswagen Ident. Identiteti juaj do të kontrollohet nga një partner i Volkswagen-it ose përmes videobisedës.
Qëndroni më se i qetë, pasi Volkswagen-i mund të kujdeset për veten. Në rast tentative për grabitje, mund të merrni njoftim nga aplikacioni Volkswagen Car-Net në smartfon ose përmes emailit për rrethanat konkrete të incidentit.
Këshillë: Vetëm në kombinim me alarmin kundër vjedhjes me siguresë.
Me shërbimin "Sistemi qendror online i ngrohjes" mund të ngrohni me lehtësi pjesën e brendshme të automjetit tuaj përmes aplikacionit apo portalit Car-Net. Thjesht programoni kohën e nisjes për udhëtimin tuaj të radhës ose krijoni një plan praktik javor - dhe sistemi juaj i ngrohjes do t'ju përshtatet më së miri.
Këshillë: Vetëm në kombinim me pajisjen ngrohëse dytësore me datë porosia nga 28.4.2017 (jo për Golf GTE / Passat GTE).
(ofrohet vetëm për modelet elektrike dhe automjetet hibride)
Përdorni shërbimin "Karikimi" për të kontrolluar gjendjen e karikimit të baterisë dhe filloni apo ndaloni procesin. Dhe gjithë kjo thjesht nga divani. Përmes kompjuterit apo smartfonit, mund të shikoni gjithçka.
Mbron baterinë dhe faturën e korrentit: Me shërbimin "Kohët e nisjes" optimizoni procesin e karikimit dhe përcaktoni se në ç'kohë duhet karikuar bateria e Volkswagen-it tuaj.
Me shërbimin "Klimatizimi" garantoni një temperaturë të këndshme në pjesën e brendshme që përpara nisjes së udhëtimit. Kontrolloni me lehtësi kondicionerin përmes kompjuterit apo pajisjes celulare pa qenë në makinë.
Për të pasur mundësi për të përdorur paketën e shërbimit "Security & Service", ju duhet një llogari përdoruesi Volkswagen në portalin Car-Net dhe një smartfon për përdorimin e aplikacionit Car-Net. Për shërbime të caktuara nevojiten dhe komponentët teknikë në automjet, p.sh. një alarm kundër vjedhjes për shërbimin e "alarmit online kundër vjedhjes".