2.21.117.1, 2020-05-20 14:22:52
Wi-Fi në makinë

Paketat e të dhënave.

Merrni internet të shpejtë për Volkswagen – në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë

Për të përdorur aplikacionet e zgjedhura In-Car, shërbimin e transmetimit për Radio interneti dhe pikën e lidhjes Wi-Fi, juve ju nevojiten vëllime shtesë të dhënash celulare për kartën eSIM të instaluar në automjet. Kjo mund të mbushet lehtësisht nëpërmjet ofruesit të jashtëm të telefonisë celulare Cubic Telecom. Për të gjitha shërbimet e tjera praktike We Connect kostot paguhen nga Volkswagen.

Paketat e të dhënave në makinë

Avantazhet e paketave të të dhënave nga Cubic:

  • Pika e lidhjes Wi-Fi në automjet – për ju dhe pasagjerët tuaj dhe deri në tetë pajisje celulare
  • Dëgjoni Radio interneti dhe Podkaste gjatë kohës së udhëtimit
  • Rezervim i paketave të të dhënave direkt në automjet
  • Kontroll i plotë i konsumit të të dhënave dhe shpenzimeve tuaja
  • Blini vëllime të dhënash celulare dhe përdorini në shumë vende të Evropës
Kushtet paraprake për Cubic

Kushtet paraprake:

  • Volkswagen juaj është i pajisur me një kartë eSIM
  • Ka një licencë aktive We Connect për automjetin tuaj
  • Është bërë regjistrimi në portalin Cubic
  • Është kryer procedura Ident

Çmimet:

  • 2 GB për 30 ditë: 6,95€
  • 5 GB për 30 ditë: 14,95€
  • 25 GB për 365 ditë: 72,00€

Me Volkswagen ID tuajën dhe We Connect të aktivizuar për automjetin tuaj mund të regjistroheni në portalin We Connect dhe të zgjidhni pikën e menysë "Paketat e të dhënave & Përditësimet". Ju për këtë do të përcilleni te partneri ynë i telefonisë celulare Cubic Telecom. Pas regjistrimit me sukses ju mund të rezervoni paketat e të dhënave edhe në mënyrë komode nga automjeti juaj dhe të lidheni online.

Regjistrohuni në portalin We Connect dhe zgjidhni në pikën e menysë "Paketat e të dhënave & Përditësimet". Ju për këtë do të përcilleni te partneri ynë i telefonisë celulare Cubic Telecom. Pas regjistrimit me sukses ju mund të rezervoni paketat e të dhënave edhe në mënyrë komode nga automjeti juaj dhe të lidheni online.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?