2.21.117.1, 2020-05-20 14:22:52
Një sistem kompatibël informimi dhe argëtimi është baza e Car-Net.

Kërkesat.

Çfarë ju duhet për të përdorur Car-Net.

Sistemet e navigimit Car-Net "Discover Media", "Discover Pro" dhe "Composition Media".

Kjo ju duhet.

Për përdorimin e shërbimeve Guide & Inform Car-Net ju duhet një sistem navigimi në Volkswagen-in tuaj. Këto përfshijnë "Discover Media" dhe "Discover Pro", si dhe "Innovision Cockpit" që ofrohet për modelin Touareg.

Por për paketën e shërbimeve Car-Net "Security & Service", ju duhet thjesht shërbimi i thirrjes së emergjencës dhe, gjithashtu me "App-Connect", mund ta përdorni në mënyrë të pa kufizuar me radion "Composition Media".

Në lidhje me sistemin e navigimit "Discover Pro" ne ju rekomandojmë ndërfaqe shtesë për celular "Business", e cila ju ofron mundësinë, për të krijuar një pikëlidhje Wi-Fi në Volkswagen tuaj. Kështu ju dhe pasagjerët tuaj përfitoni më së miri nga ofertat fleksibël të Car-Net. Për sistemin tuaj të navigimit "Discover Media", CarStick LTE ofron shpejt e lehtë një lidhje interneti dhe një pikëlidhje Wi-Fi në Volkswagen tuaj.

Shumë shërbime mund t'i komandoni nëpërmjet smartfonit tuaj me aplikacionin We Connect. Së bashku me sistemin e informimit dhe të argëtimit, mund të ofrojë aksesin në internet që ju duhet për përdorim nga Car-Net. Për funksionet e veçanta përveç komponentëve teknikë në automjet janë të nevojshme, p.sh. një sistem alarmi kundër vjedhjes për shërbimin "Alarmi online kundër vjedhjes".

Në varësi të automjetit, ofrohen paketa të ndryshme shërbimi, të cilat mund t'i prenotoni përmes portalit We Connect (nëse nuk e keni blerë ende Volkswagen tuaj). Nëse përmbushen kërkesat teknike, ju duhet një llogari përdoruesi e cila mund të konfigurohet në vetëm pak hapa.

  • Sistemi i navigimit "Discover Media", "Discover Pro" i "Discover Premium"
  • Sistemi i radios "Composition Media" (i kufizuar)
  • Smartfon i aftë Android™ose iPhone™ me akses interneti
  • Paketa e shërbimeve Car-Net
  • Llogaria e përdoruesit Volkswagen
Krijimi i llogarisë së përdoruesit Car-Net.

Konfigurimi online i Car-Net.

Për të përdorur shërbimet e Car-Net, ju nevojitet një Volkswagen me Car-Net dhe llogaria e përdoruesit Volkswagen. Car-Net për automjetin tuaj mund ta aktivizoni pas konfigurimit të llogarisë së përdoruesit. Për ta bërë këtë, mbajeni gati lejen e qarkullimit së bashku me numrin e identifikimit të automjetit (VIN).

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?