2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
Zbulimi i We Connect

Zbulimi i We Connect.

1, 2
1. Varianti i Passat GTE: Konsumi i karburantit, 100 km/l: i kombinuar 1,7 - 1,6; konsumi i energjisë, 100 km/kWh: i kombinuar 15,7 - 15,1; emetimet e CO₂, g/km: i kombinuar 37, klasa e eficiencës: A+

Qëndroni të lidhur lehtësisht. Me shërbimet e We Connect.

Pavarësisht se çfarë ndodh – We Connect ju dërgon më të relaksuar në destinacion. Shërbimet online smart ju mbështetin në jetën e përditshme – edhe kur nuk rrini vetë ulur në makinë. Sepse falë instalimit të përhershëm të kartës eSIM, Volkswagen juaj është online që nga fillimi. Dhe nëpërmjet aplikacionit We Connect është i lidhur me ju në çdo moment. Po planifikoni një udhëtim pune ose një shëtitje me familjen? Me shërbimet e duhura për çdo rast ju jeni të qetë për gjërat më të rëndësishme.

  • Navigimi

    Mbërrini më të relaksuar.

    Informohuni në kohë reale rreth trafikut dhe besoni për itinerarin më të mirë. Paguani lehtë tarifat e parkimit pa para në dorë nëpërmjet sistemit të informimit dhe të argëtimit. Me asistentët tanë smart ju mbërrini më të relaksuar në destinacion.

    Mëso më shumë
  • Komoditeti

    Rrini si në shtëpinë tuaj.

    Dërgoni çelësin tuaj të makinës me smartfon. Personalizoni makinën tuaj Volkswagen. Kërkoni, për shembull, dorëzimin e pakove direkt në bagazhin tuaj. Komandoni sistemin e ngrohjes dhe funksione të tjera praktike të automjetit në mënyrë komode me aplikacionin We Connect ose përdorni shërbimin e përmirësuar të komandimit me zë. Shumë thjesht. Me We Connect.

    Mëso më shumë
  • Argëtimi

    Qëndroni në transmetim.

    Dëgjoni stacionet dhe podkastet direkt nëpërmjet radios në internet. Vini muzikën tuaj të preferuar. Dhe shijoni të gjitha liritë e një pikë lidhjeje Wi-Fi. Me We Connect në sistemin tuaj të informimit dhe të argëtimit ju e çoni faktorin e argëtimit në një nivel të ri.

    Mëso më shumë
  • Siguria

    Mos i lini asgjë rastësisë.

    Kini besim në ndihmën automatike dhe kujdesin personal në rast emergjence. Kërkoni ndihmën për raste avarie me anë të shtypjes së butonit, në vendndodhjen tuaj. Dhe natën flini më të qetë – falë sistemit paralajmërues online kundër vjedhjes. Mund të mbështeteni te We Connect.

    Mëso më shumë
  • Automjeti nën kontroll

    Ruani kontrollin në çdo gjë.

    Kontrolloni dyert dhe ndriçimin në Volkswagen me anë të smartfonit tuaj. Na lini t'ju tregojmë se ku ndodhet makina juaj. Optimizoni sjelljen tuaj në ngarje. Dhe kontrolloni të dhënat e rëndësishme të automjetit nga kudo. Kështu mbani përpara syve ato çfarë janë më të rëndësishme.

    Mëso më shumë

Me katër hapa për Connected Car.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?